Zbulim arkeologjik në afërsi të Kaçanikut

Pa gërmime arkeologjike s’ka të dhëna për gjetjet afër Kaçanikut

Tri gropa paralele me strukturë tullash të pjekura, që shtrihen në 60 centimetra gjerësi, janë hasur gjatë zgjerimit të rrugës në fshatin Kotlinë të Kaçanikut.

Sipërfaqja e tyre është e vogël për të shërbyer si mostër identifikimi për arkeologët, shkruan Koha Ditore.

Gjetja e rastit ka bërë që një ekip i Institutit Arkeologjik të Kosovës në përbërje të drejtorit, Enver Rexha, dhe arkeologut, Luan Gashi, ta vizitojë këtë lokalitet. Të premten, një ditë pas vizitës, ata kanë thënë se është herët të dilet me ndonjë konstatim se për çfarë bëhet fjalë.

As në raportin që ia kanë dërguar Ministrisë së Kulturës nuk ka detaje pos përshkrimit të gjetjes. Zona e gjetjes është rrethuar me shirita, përderisa punimet për zgjerimin e rrugës janë ndërprerë qysh të mërkurën.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *