Studim mbi fjalën e lashtë Proto-Albanian “Flaka” – Etimologji

Studim mbi fjalën e lashtë Proto-Albanian “Flaka” – Etimologji – Nga Mili Butka

Zogu simbol i kryezotit “Zeus”, “Shkaba” – Shqiponja qiellore, ruan brenda emërtimit të saj një varg kuptimesh e sinonimesh të ndryshme, gjitha këto si veti dhe virtyte të Diellit – Zeus, Ati që *abi – hapi dritën e vet të madhit e të vetmit zot.

Dielli energjia drita e tij janë *Abi” – hapi i parë, forca e vetme, krijuesi i gjithë krijesave dhe gjallesave të këtij universi; unibërs dy në një:  A + B dhe shtrirje X – (Gama).

Paganët sigurisht, por edhe sot religjione, fe e besime të ndryshme, të gjithë i drejtohen  dhe i besojnë dritës së Diellit vet, dhe birit të tij rrezeve të Arta e të Kristalta (Xriso)

Ishte Dielli dy trupor Dy-El; perëndi ndërtuar mbi bazën e tërheqjes plusit dhe minusit magmës, pështjellimit dhe forcës së rëndesës, i cili largoi terrin, errësirën, ai hapi jetën në Tokë e kudo përreth saj

Në gjuhën shqipe kemi një shprehje tepër domethënse, në mëngjes herrët sapohapet ditë themi: U ‘Ab u ba ditë; u hap u bë dritë,  shprehje kjo, ku foljet e saj “Ab, hap” dhe “u ba”(u bë) i përkasin pikërisht, emërimit më të parë të trupit diellor “AB” – trupit më të madh qiellor, Yllit të zjarrtë, I cili ‘ab – hapi rrezet e para përjetësisht.

Hapësira midis dy trupave çfardo në gjuhën shqipe quhet: Ab – hap, që hap; çap, çapi midis  dy këmbëvë, e midis dy gishtave në momentin që ato i largojmë sado pak nga njëra-tjetra midis tyre hyn dritë, ndaj dhe quhet ‘ab – hap, hapësirë, – njëjtë kjo ashtu si tek të gjitha Abetaret e botës, ku hedhim hapin e parë drejt ndriçimit hapjes të mendjes sonë njerrëzore, dy shkronjat e para të saj janë: A dhe B,  e shkronjat e treta kudo, janë direkt produktet e shkronjës shqipe X-ë.

Tek gjuha e lashtë para greeke gjejmë fjalën, αβ (ab) = most, additional, me kuptimin në shqip “shtesë” pra:  A + b = dy, ndërkohë tek gjuha e vjetër Phrygiane, kjo fjalë “αβ” ka kuptimin “afër” afrim bashkë  (bashkësi) dhe tek fjalët e para Proto-Semitice, kjo fjalë vjen ashtu si ende në gjuhën shqipe: αβ, Ab = At –  (O Ata Diell)  “aba” apo Sk/aba –Zeus. (Dy krena mbi një trup)

Jo rastësisht,  i pari, kryeprift katolik apo kryemurgu quhej: Ab/at.

ABAT m. fet.

I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolik (në vendet ku vepron kisha katolike.

Ndërkohë kemi edhe fjalën shqipe “Aba-zhur” që do të thotë: Aba = Dritë + Zur = i/e zënë, e mbuluar

Në fondin e gjuhëve më të lashta midis shumë e shumë fjalëve PIE e pikërisht tek ajo proto Albanian gjejmë një fjalë (*Awa-Laka) krejtësisht të veçantë dhe e papërsëritur tek asnjë gjuhë tjetër e re apo e vjetër, perveçse me përafërsi sinonimesh, pra; – një perlë e vërtet, dritë, vërtetësi ku nëpërmjet saj mundemi ti japim një hap vigan konkret të pakundërshtueshëm gjuhës sonë së bukurës dhe së lashtes shqipe si gjuhë e vet birit  të Tij, qiellores Shqiponjë; Shkaba-Zeus

.

Fjala e hershme Proto-Shqiptare *awa-laka
Word  *Awa-Laka
Kuptimi për të hedhur, për të hapur

Comments
Shih V. Orel (2008)
Mod. Albanian Flaka,  PIE *lek- ‘për të kërrusur,  për të hedhur’,  MHG lecken ‘për të hedhur, për të pranverës’,  Lith. Lekiu ‘për të fluturuar’,  letonisht lekt  ‘në pranverë, të hidhen’.

Eshtë pikërisht kjo fjalë e herëshme *awa-laka e proto-shqipes nga ku buron emërtimi i fjalës  “Flakë” – flaka e zjarrit, e shumë të tjera të cilat do i shohim në vijim.

Por çka dashur të thotë ai popull shqiptar i lashtë sa vet drita e Diellit, nëpërmjet kësaj fjale të rrallë e pa gjendur tek asnjë gjuhë tjetër IE. Vumë re me sipër se fjala: AB, aba do të thotë “Dritë, Diell”, veç kësaj na duhet të sqarojmë se shkronja ‘W’ e gjendur tek kjo fjalë, por edhe tek të gjitha fjalët e herëshme PIE ka vlerën e shkronjës shqipe buzore ‘B’ (mpb – mbë),  pra kjo fjalë e lashtë lexohet: Awa-Laka = Aba-La/ka, në shqipen e sotme  baraz: “Flaka”

Dielli njihet si një trup jo i ngurtë por krejt i zjarrtë pra një vorbull llave, pështjellim mbi një pikë, (X) ai shpërthen vazhdimisht e nxjerr  LA – Lartë, mbi sipërfaqen e tij ai  hedh “Flak” jashtë  trupit të tij zjarr e flakë – nxehtësi, dritë për mbarë njerëzimin dhe gjithë gjallesat e krijesat si produkt i tij.

Mrekulli e gjuhës shqipe; Pra ajo që Dielli; Aba la ka; quhet “Flaka”, prej kësaj fjale, këtij emërtimi kaq të lashtë vërtetojme se edhe fjala “La” (lart) i takon katërcipërisht gjuhës shqipe; Ajo materie e ndezur ajo që Dielli Aba ka La –lart, mbi sipërfaqen e tij  pikërisht ajo quhet Flaka, fiks ashtu si ajo pjesa e një druri, qymyri apo diçka tjetër e ndezur hedh, nxjerr jashtë saj flak flakën e saj të nxehtë e plotë dritë – lart, {La mbi të, lamburit, lamba’ Llambi]

Kalimi, derivatet apo evolimi i krejt gjuhëve ndër shekuj, sigurisht edhe tek kjo fjalë e shqipes ka bërë punën e vet, pra kemi barazvleren apo artikulimin e shkronjës  B në V, e më pas  në F (mph) e cila sjell në gjuhën letrare të sotmen shqipe fjalën nga: Aba-laka = Avalaka =A’flaka, Ashtë Flakë, ajo pjesë që Flak Dielli jashtë tij, e valvitet, apo falet-përulet si flaka –Flamuri sot huazuar edhe nga anglezet në gjuhën e tyre  Flag = Flamur.

Gjithashtu vumë re se fjala shqipe: Flak; hedh jashtë dhe flakë, flaka e zjarrit si tek asnjë gjuhë tjetër kanë të njëjtin kuptim, flaka në vizionin ton na ofrohet si diçka e lëvizëshme e cila shpesh herë e në vazhdim “platitet”, paloset, (palë) P = F, Falet ashtu si edhe njeriu kur plaket kërruset,  lak/ohet, pra fjala Plak dhe Flak kanë të njëjtin vizion – shëmëlltyrë –simbol i flakës së Diellit Aba=laka tek gjuha shqipe kemi sërish fjalën “plasi” apo “pëlcet” të cilat kanë serish  dy kuptime njëheresh, ashtu si Flaka, pra kemi “plasi dinamiti” por edhe “e plasi” e lëshoi përdhe e flaku “e hodhi”.

Flaka e Diellit ndriçon, ngroh por edhe djeg, pra ajo pjesë e saj që mbin, a-mbi të Diellit (La mbi) ajo pjesë që ai hedh jashtë, është edhe djegëse – pikërisht këtu gjejmë fjalën shqipe: Edh <=> Dhi, sepse ajo hidhet kupthi me të katërta këmbët njëheresh, Dhia e malit (Amalthea) porkëtu kemi  edhe fjalën tjetër shqipe “Hidh/ra” (hithka) të cilat djegin po ti prekësh, ashtu si fjalët fyese të një njeriu janë të hidhura, hidhëruese.

Kjo është gjuha e shqipes-zogut besnik, atit Zeus, gjuhë e cila mban moshën e tij.

Për më tepër informacion rreth kësaj teme, Shqiponjës me dy kokë mbi një trup të vetëm (Abis) do të gjeni tek libri “Kodi i Gjuhes Shqipe Etimologji” M. Butka

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *