Shkodër/ Restaurohet lapidari kushtuar gjeneralit turk dhe jo memoriali i Atë Gjergj Fishtës

Para disa kohësh, lapidari i ngritur në nder të gjeneralit turk Hasan Riza Pasha në Shkodër pësoi dëmtime të lehta pas deklaratës së një historiani turk i cili tha se Skëndërbeu nuk ka qenë hero, por heroi i vërtetë ka qenë Hasan Riza Pasha. Raporton Konica.al

Vetëm pak javë më vonë nisi restaurimi i memorialit duke mos i ndërruar vetëm pllakat e dëmtuara, por duke ia ndërruar të gjitha. Nga ngjyra grihe me pllaka graniti, memoriali u vesh në ngjyrë të bardhë me pllaka meremeri dhe ashtu është edhe tani.

Lapidari kushtuar Hasan Riza Pashës para dëmtimit
Lapidari kushtuar Hasan Riza Pashës sot

Shumë pak metra më tej, mes pedonales së qendërs së qytetit dhe lapidarit të Hasan Riza Pashës, ngjitur me njëri – tjetrin janë një memorial kushtuar Atë Gjergj Fishtës dhe një pllakë e vendosur në vendin ku më herët ka qenë busti i Enver Hoxhës.

Ajo çfarë bie në sy si ngjashmëri mes këtyre dy objekteve është dëmtimi i tyre. Mbajtësja e pllakës së betonit ku shkruhet 19.12.1990 POPULLI ANTIKOMUNIST I SHKODRËS I PARI NË SHQIPËRI RRËZOI BUSTIN E DIKTAORIT TË URRYER, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme është dëmtuar, ndoshta nga koha ose nga njerëz të papërgjegjshëm.

Memoriali kushtuar Atë Gjergj Fishtës ka rënë shpesh herë pre e sulmeve të njerëzve të papërgjegjshëm të cilët kanë shkruar në të çdo lloj gjëje, përfshirë edhe sharje apo ofendime. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur përballë Bashkisë së qytetit e cila, me ngathtësi, ka reaguar dhe e ka pastruar

Që para disa kohësh, në pjesën e pasme të memorialit kushtuar poetit të madh, dikush ka bërë vizatimin e shkrimin e mëposhtëm:

Asnjë masë nuk është marrë nga Bashkia e Shkodrës për pastrimin e memorialit e as për restuarimin e pllakës së vendosur në vend të bustit te Enver Hoxhës, pavarësisht se gjendja është ashtu prej disa kohësh. Këtë herë që shkrimi në memorialin e atë Fishtës është nga ana e pasme e tij, pra nuk shihet nga pedonalja, Bashkia as që interesohet.

Restaurimi i lapidarit të gjeneralit turk Hasan Riza Pasha dhe zëvëndësimi i plotë i veshjes ka kushtuar më shumë se sa do të kushtonte fshirja e shkrimit nga busti dhe vendosja e tre pllakave në mbajtësen e betonit të pllakës kushtuar rënies së bustit.

Gjithashtu, nëse Bashkia vepron në bazë të parimit të prioriteteve, a është më prioritar restaurimi i memorialit kushtuar Atë Gjergj Fishtës apo i lapidarit kushtuar gjeneralit turk Hasan Riza Pasha i cili, kur ishte vali i Shkodrës, dha një kontribut të çmuar në mbrojtjen e qytetit nga malazezët?

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *