Omfalos, një term i përdorur nga Pellazgët hyjnorë

Në qendër të Greqisë, pranë Delfit të famshëm, është një vend i quajtur Omfalos. Në këtë vënd ndodhet një gur i shenjtë dhe shumë i njohur.. Termi omfalos, për të cilin besohet se është një fjalë tipike e greqishtes së lashtë. Sipas helenëve fjala OMFALOS do të thotë KËRTHIZË dhe për ta ky vënd i lashtë që ndodhet në Delfi, ishte pra kërthiza e gjithë botës, apo qendra e botës.. Deri këtu nuk më duket se ka ndonjë gjë që nuk shkon me kërthizën greke.. Problemi nis kur studjuesit tregojnë, që bota në lashtësi nuk kishte pasur vetëm një kërthizë apo një qendër, por shumë vende të tilla paskan patur emrin Omfalos, të shpërdara nëpër shumë vende të ballkanit, Azisë së vogël dhe Italisë.. Personalisht mendja më thotë se kjo teoria greke, nuk është vetëm punë kërthizash sepse bota smundet të ketë shumë kërthiza..

Shumë studjues pohojnë se Epiri i lashtë, që ishte edhe shumë i përmendur për orakulin në Dodonë, vendasit quheshin (omfalians) dhe ndër qytetet në mbrendësi të Kaonisë përmendin edhe një tjetër qytet me emrim Omfalium.
Pauzania nga Epiri na çon në Peloponez, ku duke folur për këtë vend tregon se një tjetër (Omfalos) ishte atje..Edhe Straboni bashkë me Pindarin kanë përmendur një tjetër vend me emrin (Omfalia), që ndodhej në ELIS veriperëndim të Peloponezit. Një vend tjetër që quhej përsëri me emrin (Omfalia) ishte edhe në TESALI.
Edhe në ishullin e Kretës kishte një orakull dhe një vend që quhej (Omfalos).. Matanë Adriatikut, në ENA të Siçilisë, pranë Plutonian cavern, ishte një tjetër (Omfalus).. Mr Smith, kur përshkruan qytetin e Antiocheia në Azi të vogël, tregon se në njërin prej kryqëzimeve të këtij qyteti, gjindej (Omfalusi) me një statujë madhështore të Apollonit.. Pra me pak fjalë në të kundërtën e thënjeve Greke, mësojmë se hapësira, nga Siçilia deri në Azi të vogël, gjendet emri apo toponimi (OMFALOS).

 

Po çfar janë gjithë këto kërthiza, me të cilat rajoni paska qenë i mbushur në lashtësi? Përgjigjia gjendet vetëm në gjuhën Pellazgo-Shqipe..
Të marrim etimologjinë e fjalës OMFALOS, e cila duhet të kthehet në origjinën e gjenezës së saj të vërtetë, ashtu si ka lindur në fillim.
Më së pari ky term ka nevojë të lirohet nga prapashtesa greke (OS)..
Në këtë mënyrë fjala OMFALOS vjen në formën originale të saj OMFAL..Kuptimi i fjalës zbulohet 100% në shqip, OMFAL— O-MFAL — O-M”FAL. Po kujt i kanë kërkuar falje Pellazgët dhe pasardhësit e tyre Shqiptarët e sotëm, me shprehjen O MFAL ?

Gjymtyra e parë, zanorja O, është zanorja e cila i ka shërbyer Pellazgjishtes ose Shqipes, për të komunikuar në distancë.. Dhe kjo tregon se, falje Pellazgo-Shqiptarët në distancë i kanë kërkuar dhe i kërkojnë vetëm (ZOTIT), pra në formën O MFAL O ZOT.. Shprehja Omfalos që grekët e quajnë si të tyren, tregon se të gjitha këto vënde, ishin vënde të shejta, në të cilat Pellazgët dhe pasardhësit e tyre i luteshin ZOTIT në gjuhën e tyre HYJNORE (Pellazgo-Shqipe) dhe se kjo ka qenë gjuha me të cilën rajoni, nga ITALIA deri në AZI të vogël kanë folur në lashtësi..

 

Marrë nga libri Tanagra i autorit Shkodran Naim Laçej..

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *