Fjala “La” e gjuhës shqipe – Etimologji

Fjala “La” e gjuhës shqipe – Etimologji

 

Vihet re dukshëm, se në fjalorin e gjuhës shqipe mungojnë mijëra fjalë, larguar ato nën petkun e fjalëve “të huazuara”.

Ndërkohë shumë fjalë të tjera të fjalorit të gjuhës shqipe pranohen me lehtësi se qëndrojnë si të huaja. Pra ka një problem këtu, pse shumë fjalë të ashtuquajtura të “huazuara” qëndrojnë dhe disa prej tyre janë fshirë krejt nga ky fjalor i gjuhës shqipe?

Një prej këtyre fjalëve është pikërisht fjala: “La; lartë” dhe mendoj se është hequr qëllimisht  Në vitet tona kur kemi qënë në shkollë fillore na detyronin të mos e shkruanim fjalën “La” por “Lart” ashtu siç donin të na mësonin të shqiptonim bashkëtingëlloret pa zanorën ‘ë’ tipike shqiptare – Duke haruar se ato ndaj quhen bashkëtingellore.

Një veti e veçantë e gjuhës shqipe  e cila nuk ndodh tek asnjë gjuhë tjetër është se, gati çdo shkronjë e alfabetit të saj jep një fjalë njërrokshe – kjo ishte ndoshta qëllimi që na detyronin të mos i shqiptonim bashkëtingëlloret të shoqëruara me zanoren ‘ë’ nga pas tyre.

Provoni të bashkoni gjithë bashtingëlloret e gjuhës shqipe, para dhe pas saj me njërën prej 7 zanoreve, do të shihni si formohen fjalë njërokshe pa mbarim të gjuhës shqipe, të cilat sipas meje kapin shifrën afro,1080 fjalë – ky është një fond gjuhësor i patjetërsueshëm bazë e gjithë gjuhëve të tjera IE.

Në të gjithë teritorin shqiptar, nga të dy dialektet e nëndialektet e saj ende ndodhet e përdoret pastër kjo fjalë e lashtë e gjuhës shqipe, “La”. Në zonën e Oparit Korçë, të gjithë kur i pyet prej nga je prej nga vjen ata përgjigjen: “Vij ose jam nga Opari La” ndërkohë tek gjuha shqipe gjejmë një shprehje tjetër kur duam që ti urojmë dikujt suksesin e arritur prej tij e urojmë: “La e më la”

Fjala “La” e gjuhës shqipe buron prej dy simboleve të saj nga më të lashtat kemi foljen: A = ashtë dhe “L = la”- bashkimi i këtyre dy simboleve na jep fjalën e pastër shqipe: A/la = ashtë La; lart; N/al-t në qiell baraz “YLL”.

Eshtë kjo fjalë e lashte shqipe e cila jep sinonime të tjera në gjuhën shqipe dhe më gjerë, me kuptimin: Ala = ashtë lart, ashtu si në të gjithë Shqipërinë e mesme  ku: Ala = Akoma, sepse tregon largësi, dhe thuhet: “Ala ska mbritur = ende ska ardhur”

Sinonimet janë të pafundme aq sa ato duken sikur largohen nga kuptimi i saj më i parë: Al = Yll.

Por Ylli, yjet lart në qiell, janë të zjarrtë “të ndritur” ata qëndrojnë “la e më la”- lart në krye, ndaj në gjuhën shqipe pjesa e sipërme, “La” në trupin e njeriut quhet: B/all’ nga ku kemi emra, prijsash apo mbretërish “Balla”, po ashtu njëjtë quhen majat e maleve të nalta apo vet fjala shqipe: M/al.

Duke marrë parasysh vizionin që krijon në mendjen njerëzore imazhi i një ylli atje “la në qiell”, i ndritshëm i pastër “Xixë” prej saj kemi edhe fjalën shqipe: “Laj” u la u ba – u bë dritë; “La+mbi = Lambi-llamburit, ndriçon, pra fjala shqipe “Laj” buron direkt prej imazhit “symbol” i yllit shndritjes së tij.

Provojmë një shembull tjetër, thjeshtë për “Yllustrim = ilustrim” – pra prej fjalës ‘Yll” kemi fjalën fikse, Ilustrim duke ditur se shkronja ‘Y’ e shqipes  dialekti i jugut “Joniane” lexohet ende sot: Ypsilon = I. Pra kemi: Yll = IL – Ilio = Diell, por jo vëtëm kaq tek gjuha shqipe gjejmë sërish fjalën tjetër gati internacionale: Lajka, apo “Like” shkruar në anglisht, pra kemi të bëjmë direkt me sinonimin fjalës rrjedhë nga fjala Yll;  I/llustrim, Llustra, Lajka (laj thaj) ledhatoj.

LAJKATAR mb. keq.

  1. Që të bën lajka, që të flet me lajka; që shpreh lajka; lajkatues. Njeri lajkatar. Fjalë lajkatare. Me zë lajkatar.  Që bën ledha, ledhatar; lozonjar. Vajzë lajkatare.

Në gjuhën greeke: Yll = Astra, e ndërkohë e njëjta fjalë gjendet edhe tek anglishtja: Star = Yll, pra duket qartë se fjalët e mësipërme trajtuar janë shumë larg nga fjalori i tyre,krahasuar me to si dy gjuhë respektivisht të vjetra europiane

Eshtë fjala e prinshqipes: A/la= èshtë La, nga ku buron fjala Yll e njohur si semite: El = Yll, prej nga ku burojnë shumë fjalë të tjera jo vetëm në shqip, ndër to po sjellim fjalën shqipe: Eja = Eja (hajde këtu) pra afrohu nga la/rt apo lar/gësia ku je; E/la = Eja, (l = j),(gr. έλα), e njëjta ndodh edhe tek gjuha vllahe (rrèmène): A ku La = aj/de këtu La; Eja.

Si vizion i yjeve “lënë” me vete të “Lira” apo lindur si bij të Yllit më të madh të zjarrtë qiellor: Diellit – Atit-Zeus, tek shqipja gjejmë fjalën: Le; Lind, por edhe “e le” e lëshon më vete “e la” mënjanë etj. Ndërsa tek gjuha greeke kemi: El = Ili/ko = material, dhe ndërnacionale kjo fjalë: El = Element, përbërës të së tërës Unibërë, bërë-një; Univers (Ba/x = Bashk’) lidhje besnike të një bashkësie (hapësire) të pa trup: Ba/ska ose Ska/ba.

Mili Butka @ Gjuha Shqipe
*Aleksander Hasanas*
Korçë më: 27/5/2017.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *