Aenēās,Princi Dardan

Aenēās, një figurë mitologjike por ka të ngjarë dhe historike. I biri i të vdekshmit Anchise dhe i Afërditës/Venera, perendesha e bukurisë. I ati i tij ishte kushëri i Priamit mbret i qytetit të Trojës.
Aenēās, Princ i Dardanëve mori pjesë në luftën e Trojës nga ana e Priamit dhe Trojanëve në të cilën shquhet shumë shpejt në betejë.
Luftëtar i lavdishëm, gjithsesi merr një rol dytësor në Iliadën e Homerit.

Aenēās është protagonist absolut i Eneide të Virgilio, ngjarjet që rrodhën më pas, pas arratisjes së tij nga Troja të karakterizuara me aventura të panumërta dhe me humbje, si shkak dhe i zemërimit të perëndisë Giunone do të mbyllet me arritjen e tij në Lazzio ku dhe martohet me princeshën Lavinia nga ku lind Silvio i pari i mbretërve të Romës.

Figura e Aenēās, prototip që i nënshtrohet vullnetit të perëndive dhe kokulur përballë vullnetit të tyre është ripërshkruar nga autorë të lashtë të shumtë, pas Virgilio-s dhe Homerit, si Quinto Smirneo tek Posthomerica.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *